Ballina Sport Messi apo Ronaldo, UEFA zgjedh golin më të bukur të Champions League...

Messi apo Ronaldo, UEFA zgjedh golin më të bukur të Champions League (VIDEO)

Një ditë më parë UEFA publikoi renditjen fillestare me 10 golat më të bukur të sezonit 2018-19 në Champions League, duke renditur në vend të parë realizimin e Cristiano Ronaldos ndaj Manchester United dhe në të dytin golin e Lionel Messit ndaj Liveproolit.

10 golat më të bukur në Champions League sipas UEFA-s!

Vetë UEFA hapi një votim në internet ku tifozët votuan për të zgjedhur golin më të bukur të këtij kompeticioni, për sezonin që sapo përfundoi.

Në bazë të llogaritjeve goli i Messit ndaj kampionëve të Europës nga goditja e dënimit, që përkoi me golin numër 600 në karrierën e argjentinasit u zgjodh goli më i bukur.

Me këtë votim, tifozët përmbysin renditjen fillestare të UEFA-s, duke nxjerr Messin mbi Ronaldon.

Goli më i bukur në Champions League i zgjedhur nga tifozët!