Sfilitja dhe stresi nga puna, i përfshirë prej kohësh në leksikun e përditshëm, do të përfshihet tani edhe në të dhënat mjekësore.

“Bornout” do të njihet zyrtarisht si diagnozë mjekësore, sipas Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve ose ICD-11, një manual i hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që udhëzon profesionistët e shëndetit në diagnostikimin e sëmundjeve.

Sfilitja në vendin e punës shfaqet tani në sesionin e ICD-11 të problemeve të lidhura me punësimin ose papunësimin. Sipas këtij manuali, mjeku mund të diagnostikojë dikë me “sfilitje në vendin e punës” nëse vëren simptomat e mëposhtme:

  • Shterimi i energjisë dhe ndjesia e rraskapitjes
    • Rritja e distancës mendore që dikush krijon me vendin e punës, apo ndjenjat e negativitetit dhe cinizmit që individi i lidh me punën
    • Reduktimi i efikasitetit profesional

Sfilitja në vendin e punës nuk është thjesht lodhje, ajo vjen me rraskapitje kronike dhe acarim të vazhdueshëm. Personat që e përjetojnë humbasin motivimin e nuk vonon dhe ulja e rendimentit në punë, ndërsa seria e problemeve të shkaktuara prej saj janë si emocionale, ashtu dhe fizike.

Sipas studiuesit Dan Schawbe, sfilitja në vendin e punës është kthyer në një shqetësim madhor, pasi njerëzit punojnë më shumë, por ndiejnë se nuk kompensohen ndershmërisht.

Burimi: CNN / Shendeti.com.al