Selfie Robot është roboti autonom i cili shërben si një ekran përmes të cilit njerëzit mund të fotografojnë veten me shtypjen e një butoni. 

Një robot fotograf i cili është krijuar për të zëvendësuar aparatet e çastit dhe kabinat e fotografive, ka debutuar në një martesë në Mbretërinë e Bashkuar. Roboti bëri të mundur që të ftuarit të bënin fotografi në formën e selfie duke pozuar përpara ekranit që ndodhet në trupin e tij.

I pajisur me softuerin AI pra me inteligjencën artificiale që mund të zbulojë fytyra, roboti mund të lëvizë lirshëm rreth një dhome duke fotografuar njerëzit. Ajo gjithashtu ka një sensor infra të kuqe që i mundëson lëvizjen dhe shmangien e pengesave. I quajtur Eva Photography Robot, ajo mund të përshtatet për një numër funksionesh të ndryshme.

Roboti është projektuar për të sjellë një përvojë më interaktive në dasma krahasuar me kamerat e çastit, sipas zhvilluesve. Një robot fotografik është një mënyrë fantastike për të sjellë martesën tuaj në dekadën e tanishme, u shpreh kompania. Roboti është bërë për t`i ngjarë një njeriu dhe zakonisht është i pajisur me gjymtyrë.

Selfie robot i lejon përdoruesit të fotografojnë veten duke shtypur një buton të kapur në pjesën e poshtme të ekranit të tij si në një telefon. Ata më pas mund të zgjedhin opsionet e emailit ose të dërgimit të fotografive për ti ndarë më pas në mediat sociale.

Kostoja e punësimit të Eva për tre orë është ​​950 dollarë për orë, dhe roboti mund të punësohet deri në 8 orë në të njëjtën kohë. Një numër kompanish po zhvillojnë robotë të tillë për shfrytëzimin e përdorimit publik, duke përfshirë Selfiebot.