Rajoni bregdrinas, fshati Kosturr,
Aty janë kullat ku rrënjë kanë burrërinë.
Lind një trim me emrin Azem Meshi,
U rrit për t`i siguruar vendit Lirinë.

Simbol i përkushtimit e i qëndresës,
Në detyrë gjithmonë simbol i trimërisë,
Nuk ka frikë ta sakrifikojë jetën,
Për drejtësi, qetësi e siguri t’Shqipërisë.

Ti, paraardhës kishe, Trungun e trimërisë
Të kishte lënë amanet forcën dhe shpatën
Ishe nga trolli i origjinës së Skënderbeut,
Nga mbarë populli gëzoje uratën…

Fisi Ahmettafajve plot patriotizëm e trimëri
Për Azem  shkruajtën shumë Penda t’Letrave Shqipe
Rapsodët i kushtuan këngë me çifteli e sharki
Ra në krye t’detyrës, n’ruajtje t’rendit e sigurisë publike.

Data 3, Qershor i vitit 1999, një ditë zezonë
Azem Meshin e shkëput nga kopshti me lule.
Loreta dyvjeçe mbeti veç me nënë…
Tek Lapidari Yt sot, me respekt, njerëzimi përkulen.

Të rriti babë Ali Meshi me shumë sakrifica
Emrin Azem, ta vendosi me të vetmin qëllim.
Të bëhesh trim me trimërinë e çeliktë si Azem Galica
Mundi s`i shkoi kot. Emri Yt qëndisi historinë.

 

Sherife THAÇI – BERISHA

Suharekë, KOSOVË