“Liverpool dhe Tottenham njihen mirë mes tyre. Përveç kësaj, është një finale dhe nevojitet të përgatiten duke studiuar pikat e forta dhe ato të dobëta të kundërshtarit. Në këtë aspekt nuk është ndryshe nga finalet e tjera”, ishin fjalët me të cilat trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp komentoi përgatitjet për finale e madhe të Champions League.

“E dimë tashmë, kështu që pse ta mendojmë më gjatë? Nëse jemi në maksimumin tonë, atëherë jemi një skuadër e vështirë për tu përballur, por e tillë është edhe Tottenham”, vijoi tekniku gjerman i “Të Kuqve” mbi përballjen ndaj Tottenham, në program për të shtunën e datës 1 qershor në “Wanda Metropolitano”.

Edhe pse finalja e tij e parë ka qenë ajo në drejtimin e Borussia Dortmund në vitin 2013, Klopp synon akoma ta fitojë në tentativën e tretë. “Një fjalë e urtë thotë: E treat e vërteta. Te Mainz e sigurova suksesin në herën e tretë. Shpresojmë që të vlejë edhe për Champions League”, deklaroi Jurgen Klopp në një intervistë të dhënë për “Uefa.com”.