Hulumtuesit e Universitetit Britanik të Kolumbias kanë zhvilluar një mikroskop të specializuar që ka potencial dhe aftësi të diagnostikojë sëmundje që përfshihen kanceri në lëkurë dhe përformon mrekullisht saktë pa prerje të lëkurës.
Hulumtuesit e përshkruan këtë lloj teknologjie në gazetën mjekësore “Science Advances”.
“Teknologjia jonë lejon që ta skanojë trupin shpejtë, dhe kur shohim dyshime ose struktura qelizore anormale, ne mund të bëjmë operim të saktë brenda trupit, pa pasur nevojë për prerje të lëkurës” tha Yimeu Huang, bashkë autor i studimit dhe profesor në departamentin e dermatologjisë, transmeton Gazeta Express.
Huang e bëri këtë studim së bashku me Zhenguo Wu, një student doktorate.
Kur aplikohet për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës, mikroskopi lejon që të saktësojë vendin e sëmundjes në lëkurë dhe ta shërojë atë menjëherë. Mund të përdoret për trajtimin e strukturave të truput të cilat janë të arritshme nga drita që kërkojnë saktësi ekstreme në trajtim, duke përfshirë nervat dhe arteriet e gjakut.
Hulumtuesit dëshironin që të krijojnë një mikroskop multifoton që e rritë saktësinë.
“Ne deshëm që të jemi në gjendje të identifikojmë se çka po ndodh nën lëkurë, nga kënde të ndryshme të vrojtimit” tha Huang.
“Kur e arritëm atë, ne po mendonim nëse ne mund të transformonim këtë pajisje diagnostikimi në një pajisje trajtimit me laser” shtoi ai.
Rezultatet ishin shumë emocionuese.
Puna për këtë studim u përkrah nga Instituti Kanadez për Hulumtime Shëndetësore, Programi Bazik Kombëtar për Hulumtime në Kinë, Fondacioni Kombëtar për Shkenca Natyrore në Kinë dhe Fondacioni Kanadez i Dermatologjisë.