Akullnajat tashmë po rrëshqasin në det për shkak të ngrohjes së Oqeanit Jugor, teksa akulli mendohet se po shkrihet pesë herë më shpejt se në vitet 1990.

Por çfarë saktësisht është ngrohja globale, dhe çfarë ndikimi ka në planetin tonë? Ja se çfarë dimë për krizën e bërë nga njeriu dhe çfarë po bëhet për ta luftuar atë. Ngrohja globale përshkruan një sërë ndryshimesh në klimën që po shkakton ngrohjen e Tokës.

Kjo rritje e temperaturës së Tokës shpesh është folur në kontekstin e “efektit serrë” për të shpjeguar dëmin që po shkaktohet në planetin tonë. Pa efektin serrë, sipërfaqja e Tokës do të jetë mesatarisht rreth 60 gradë Fahrenheit. Efekti lejon gazrat të hynë, por pengon ngrohjen të largohet nga toka, si muret e qelqit të serrës. Megjithatë, gjatë shekullit të kaluar njerëzit kanë rënduar efektin serrë duke rritur në mënyrë dramatike nivelin e dioksidit të karbonit në atmosferë.

Burimet njerëzore të CO2 vijnë nga aktivitete të tilla si shpyllëzimi dhe djegja e lëndëve djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi natyror. Kjo rritje e shpejtë ka patur një ndikim të drejtpërdrejtë në temperaturën mesatare të Tokës, me pasoja potencialisht katastrofike. Gazet serë besohet të jenë më të larta se tani në 650,000 vitet e fundit.

Shkrirja e akullnajave, rritja e niveleve të detit dhe pyjet e reja që po vdesin janë të lidhura drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike. Shtresa e akullit në Antarktikën e Perëndimit ishte e qëndrueshme disa dekada më parë, por prova të reja tregojnë se po pakësohet deri në një të katërtën e saj. Në vendet më të këqija, më shumë se 100 metra trashësi akulli ka humbur.

Kjo sasi e rritjes së nivelit të detit do të përmbyt qytetet bregdetare anembanë botës. Në dhjetor 2015, liderët botërorë arritën një marrëveshje historike për të luftuar ndryshimet klimatike. Qëndra e diskutimit ishte vendimi për të forcuar përgjigjen globale ndaj kërcënimit të ndryshimeve klimatike duke mbajtur një temperaturë globale nën 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale dhe për të kufizuar rritjen edhe më tej në 1.5C.