O, nji Shkelzen sot asht keput,
ortigje bore janë djerg e Valbonën kanë ndalu,
medet – kuku,
Orët e Zanat per ty gjamë kanë nisë,
nji meteor qiellit fluturu,
oh, shpirtin tim e ka gandu,
nji vetimë s`kthjellti pa mendu,
nji pikllim hlemi m`ka mbulu
terrue qielli,
dhe zogjtë kangen e kanë pushu,
Valbona që sa shumë te deshti, valëve mafez te zi n`krye u ka vu.
Motra jonë Katrinë,
o zemër o shpirt,
o miresi, o fisnikeri,
o fjalëmjalta, buzagazi, o muzg i qeshur, o ag` i dlirë,
si ike motër pa prit`, pa kujtu,
si ike motër pa na kallxu,
as s`mund të flas,
as s`mund të qaj,
një dhimbë n`krahnuer më ka gozhdu,
Pikllim i idhtë, i pamasë,
gjashtë djemt e tu, Kujtimin, Ademin, Brahimin, Bashkimi, Afrimin, Shkelzenin, me Lulashin, bashkshortin, Familjen e madhe Krasniqi, te shtrenjti tonë, sot
si na le sot motër,
nuset si çikat e tua,
vellezerit, Niken, Ndoun, Franin, Besimin, Agronin,
motrat, Lulen, Lenen, Shpresen,
ti mes nesh ishte e mbete engjulli,
pika e perbashkimit familjar, fisnor,
oh, niper e mbesa, te therrasin,
Nane, gjyshe çohu, çohu, zgjohu prej gjumit të lodhë,
Motër dje t`mora në telefon,
gjegje nuk më erdhi,
ku dija unë i shkreti se ti ishe në betejë,
ku dija unë se ti me vdekjen po luftoje..

Shpejt të mundi vdekje,
ti gjithmonë më thonje, jam mirë, jam mirë,
shpirtin tim te brengosur nuk
deshe më shumë ta plagoje,
o shpirt, o dritë,
ne si zogjë u rritem jetim,
ti gjithmonë pranë më qendroje,
tash e mbas ku do të gjëj më mbi dhe një si ty,
si ty bota moter s`kish,

një zoti kishte falë, ajo ishe e mbete ti,
himn,
nder,
dashuri, dhembshuri,
dritë, gaz,
e paharruemja, gandi i shpirtit tonë, Katrinë!

Sa bosh jeta sot,
sa bosh qielli toka sot,
sa bosh shtepia sot,
sa bosh Cerrnica, Tropoja sot,
sa bosh Tirana sot, Babrruja, motër sa bosh,
kap një lot,
prej synit në qelqe kristali ta ruaj,
ta ruaj, oh si mund ta besoj,
ky lot kristali ta ngri, monument , simbol,

Kambanat e kishe po tingellojne pezmatueshem,
si e zgjodhe diten e majit me zymti,
si e zgjodhe te dielen, kudo ne bote ka meshë,
por mesha e faltores time,
tingellon dhimbeshem per ty..

Dje telefoni shurdh,
moter, medet ndofta ishe n`agoni,
po mikut tonë zogut t`bjeshkes t`i kishe thanë,
amanet njofto vllanë,
po erë do isha kthy, ja afer, sa afer Fier me Tiranë,
sall ta shterngoja doren,
te fundit here te puthja në ball,
sa balli i Kores Merturit,
i zdritun te tanë..

Zoti të mori,
Pushimin e pasosun ta dhantë,
si nuk i erdhi keq per ne,
ky denim i randë peshon sa Jezerca,
t`shkeputet, dashurinë poshtë ta zëjë,
e dashuria malin do shperthejë, nalt do ngrihet vullkan,
ti mbetesh dashuri e pafund,
oqean miresie, morta jonë,
njerzorje, e urta, e mirë,
tash e mbas mesazhe do te shkruaj,
medet zanin ma s`kam ku me ndigju,
nji fjalë si nuk ma the, nji fjalë motër nji,
Katrinë, Katrinë, Katrinë!!

.