Pikërisht në sezonin e rekordit të pikëve në kampionat, Liverpool ka regjistruar edhe një titull për tu krenuar… ose jo. Gjithçka ka ndodhur para finales së Champions League.

Në fakt varet nga kënvështrimi. “Të Kuqtë” shkëlqejnë në fushë falë cilësive dhe temperamentit, por në shkallët e stadiumeve janë gjithmonë të kontestuar, për të fituar titullin e ekipit më të urryer në Angli.

Gjithsesi, djemtë e Jurgen Klopp do të jenë në shoqëri të mirë në finalen që do të diskutohet në “Wanda Metropolitano”, aty ku do të sfidojnë skuadrën e dytë më të urryer të futbollit anglez, Tottenham.

Sipas një studimi të raportuar nga tabloidi “Daily Mail”, Liverpool është skuadra më e urryer në Premier League. Faqja në web “FanChants” ka asnjë skuadër tjetër në elitën e futbollit anglez nuk është më e urryer se ekipi i drejtuar nga Jürgen Klopp.

Në një arkivë prej 26.000 koreve, të paktën 50 janë kundër Liverpool. Menjëherë pas “Të Kuqve”, me 42 kore vjen Tottenham, kundërshtari i Klopp në finale e Champions League. Në vend të tretë mes klubeve më të urryer renditet Manchester City me 39 kore kundër.