Arsyet se pse nënat arrijnë të abortojnë janë të shumta. Disa kanë qenë viktima të dhunimit, disa kanë pasur një lidhje jashtë martesore dhe disa nuk kanë qenë ende gati të bëhen nëna

Këto janë disa nga arsyet se pse femrat kanë arritur të kryejnë një krim ndaj fëmijës, abortimin:

– Foshnja të cilat lindin me anomali ose probleme shëndetësore

Fëmijë lindin me difekte ose probleme shëndetësore, të cilat mund të vijnë si pasojë e komplikacioneve të lindjes. Anomalitë më të shpeshta pas lindjes, tek fëmijët janë ato të trurit dhe të zemrës, të cilat nuk mund të zbulohen gjatë shtatzanisë. Janë rreth 3% e të sapolindurve që regjistrohen me sëmundje të ndryshme gjenetike. Sipas statistikave raportohet se në 50 mijë lindje në vit, 400 fëmije kanë probleme në zemër.

– Nuk janë gati për fëmijë të tjerë

Një tjetër arsye se pse femrat arrijnë të abortojnë është se ato nuk janë gati, pasi bashkëshorti i tyre vendos se nuk do një fëmijë të dytë ose të tretë, ose sepse të ardhurat familjare nuk janë të mjaftueshme.

– Një shtatëzani e padëshiruar

Janë të shumta mënyrat për të parandaluar një shtatëzani të padëshiruar. Kontracepsion-i emergjent është një metodë që përdoret, për të parandaluar një shtatëzanim që mund të ketë rezultuar nga një akt seksual i pambrojtur.

Shumica e aborteve bëhen brenda 12 javëve të para të shtatzënisë. Ka dy mënyra: me tableta ose me operacion. Por kujdes! Ato duhet të kryhen nga mjekët specialistë për këtë procedurë. Sepse ndërlikimet janë të shumta dhe të rrezikshme.