NASA ka lëshuar fotografi që tregon tranzicionin e Tokës nga dita në natë.
Në pamje mund të shihet “hija e Tokës”, një pamje e rrallë ku ndarja mes natës dhe ditës mund të shikohet nga syri i zhveshur.
Fotografia mahnitëse është shkrepur nga astronauti Christina Hammock Koch në Bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.
Koch postoi foton në llogarinë e saj personale në Twitter, duke vënë në dukje se pamja e jashtme e kësaj bote mund të shihet vetëm nga astronautët në ISS “disa herë në vit”.
“Disa herë në vit, orbita @Space_Station ndodh që të shtrihet në linjën e hijes së ditës / natës në Tokë. Ne jemi vazhdimisht në rrezet e diellit, kurrë nuk kalojmë në hijen e Tokës nga Dielli, dhe Toka poshtë nesh është gjithmonë në agim apo muzg”, shkruan ajo.
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës ndodhet rreth 220 milje mbi Tokë dhe përfundon një udhëtim rreth planetit çdo 92 minuta, sipas NASA-s.
Ajo udhëton me shpejtësi mahnitëse 17.200 kilometra në orë, e cila lejon astronautët të shohin më shumë 15 apo 16 herë lindjen dhe perëndimin e Diellit çdo ditë.
NASA shpenzon rreth 3 miliardë dollarë në vit në programin e stacionit hapësinor, një nivel financimi që mbështetet nga administrata Donald Trump dhe Kongresi.
Një komision i SHBA për Dhomën e Përfaqësuesve që mbikëqyr NASA ka filluar të shqyrtojë nëse do të zgjasë programin përtej vitit 2024.
Përndryshe, paratë mund të përdoren për të përshpejtuar iniciativat e planifikuara të hapësirës njerëzore në Hënë dhe Mars.