Reperi Capital T, sapo na e rikujtoi njërën nga super këngët.

Bëhet fjalë për hitin e grupit TNT “200 Ditë”, të cilën reperi e ka publikuar sot në versionin e tij.

Kjo këngë që ka 20 vjet që luhet e këndohet, është sjellë nga Capital T duke e miksuar refrenin e këtij hiti me një pjesë repture.

Madje Kapo e ka shoqëruar këtë krijim edhe me videoklip, të cilin ai e ka sjellë në një formë tejet origjinale, e xhirimi ngjanë me video kasetat e viteve të 90-ta.