Klima e një vendi ndikon në mënyrën se si sillen njerëzit, si dhe në gjendjen e tyre psikologjike. Ata që jetojnë në vende ku klima është e butë priren të jenë më të shoqërueshëm dhe të ndërgjegjshëm. Kjo është demonstruar nga studimi i një ekipi psikologësh, i cili përfshiu më shumë se një milion e gjysmë njerëz.

Sipas shkencëtarëve, temperatura ideale për të jetuar në paqe është 22 gradë Celsius. Psikologët nga Universitetet e Melburnit dhe Pekinit zhvilluan një studim që përfshinte më shumë se 1.66 milionë persona në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Studimi vuri në dukje se njerëzit që jetonin në mjedise ku klima ishte e freskët, ishin më të shoqërueshëm, të ndërgjegjshëm, emocionalisht të qëndrueshëm dhe me natyrë ekstroverte, në një masë më të madhe se ata që jetojnë në vende të ftohta ose të ngrohta.

Nga ana tjetër, rezultoi se nivelet e lagështisë dhe të erës nuk kanë shumë ndikim në tiparet e personalitetit. Studimi krahason personalitetet e atyre që jetojnë në temperatura të ndryshme, por nuk provon se vetë temperaturat shkaktojnë ndryshime në personalitet.

Burimi / ata.gov.al