Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovison, Jonida Maliqi e cila ka ditë që gjendet në Tel Aviv, sonte do të performojë në edicionin e 64 të Eurovisionit, shkruan KultPlus.

“Ktheju Tokës” do të ngjitet në skenë e 14-ta me radhë, sonte në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit.

Nga nata e parë e gjysmëfinales, në finale kanë kaluar këto shtete: Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Islanda, San Marino dhe Sllovenia.

Ndërsa sonte të gjithë shqiptarët mbesin me shpresë që Jonida të kalojë këtë prag dhe të futet në finalen e madhe të festivalit Eurovision.