Arkitekti me bazë në Shangai Amey Kandalgaonkar, ka projektuar dhe ka realizuar në 3D një shtëpi me dizajn unik brenda një shkëmbi.
Arkitekti me bazë në Shangai Amey Kandalgaonkar, ka projektuar dhe ka realizuar në 3D një shtëpi brenda një shkëmbi duke kombinuar pllaka betoni minimalist me gjeometrinë organike të shkëmbit natyror.
Dizajni u frymëzua nga varri në shkëmbin e prerë të Madain Saleh i Arabisë Saudite, një vend i lashtë arkeologjik i UNESKO, i gdhendur në masa të mëdha të gurit ranor. Duke eksploruar këtë metodë subtractive të ndërtimit, Kandalgaonkar ka vendosur shndërrimin e tij modern duke përfshirë në strukturën e ndërtesës pllakat e betonit të cilat presin mes për mes shkëmbin në vektorë të pastër këndorë.
Duke folur në lidhje me projektin e tij arkitekti tha se duke pasur parasysh kompleksitetin vizual të shkëmbinjve në Madain Saleh, ishte e domosdoshme të përdoreshin plane dhe kube të thjeshta për të arritur një ekuilibër vizual. Fillova krijimin e shkëmbit në softuer 3D i cili në vetvete ishte një proces skulpturimi.
Më vonë, në proçesin e vendosjes së shtëpisë në këtë shkëmb, u përpoqa të mbaj ndikimin e saj vizual nga niveli i syve sa më shumë që të jetë e mundur dhe vetëm kur shihet në një pamje nga lart, vihet realisht në pah shtrirja e vërtetë e ndërhyrjes.