Japonezët kanë përdorur gjithmonë teknika shërimi alternative, për shekuj me radhë.

Jin shin Jitsu, është një formë arti kurimi japonez, e cila ka të bëjë me ekuilibrin emocional, me ndihmën e stimujve të majave të gishtave.

Gjithçka ka të bëjë me mbajtjen shtrënguar të gishtit që i përkon organeve për 3-5 minuta dhe të mbusheni me frymë thellë dhe më tej të masazhoni të gjithë gishtat e duarve.

Gishti i madh– Është i lidhur me trurin, stomakun, depresionin dhe ankthin.

Gishti tregues– Është i lidhur me veshkat dhe fshikëzën e urinës, si dhe me emocione si frika, konfuzioni dhe zhgënjimi.

Gishti i mesit– Është i lidhur me mëlçinë dhe mban nën kontroll inatin dhe acarimin.

Gishti i unazës– Ka të bëjë me dhimbjen, trishtimin dhe problemet e frymëmarrjes.

Gishti i vogël– Është përgjegjës për zemrën dhe qarkullimin e gjakut.

Ndjekja e një teknike të tillë është shumë e rëndësishëm për ruajtjen e një ekuilibri fizik dhe mendor. Pasi të keni shtrënguar gishtin përkatës për 3-5 minuta, e rëndësishme është që të mbusheni thellë me frymë.