Në Tropojë u mbajt Edicioni i 9-të i Manifestimit Tradicional “Ora e Poezisë” 2019, organizuar nga “Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “, në mjediset e Bibliotekës Publike B.Curri.Merrnin pjesë krijues nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët vazhdimisht janë pjesë përbërëse e këtij aktiviteti, që zhvillohet në majin e bukur të rilindjes pranverore, në qytetin e mrekullueshëm, në prehrin e bjeshkëve alpine.

Sivjet ky edicion ju kushtua terësisht krijimtarisë së poetit të shquar tropojan Skënder Buçpapaj, duke u ndalur kryesisht në librat e tij të fundit, të botuar, “Frikë nga atdheu” dhe”Jubileu i shiut të çmendur”.Vetë aktiviteti kishte si logo titullin “Jubileu dritherues i nje poeti”

Manifestimin e pershendetën në hapje të tij, N/prefekti i Qarkut Kukës, z. Granit Kurmekaj, dy n/kryetarët e Bashkisë Tropojë, znj.Feride Rrahmani dhe z. Astrit Margjekaj, kryetari i Shoqatës”Bytyçi”, z. Agron Gjediaj dhe shumë të ftuar të tjerë nga Norvegjia, SHBA, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Në aktivitetin e ideuar dhe drejtuar nga z.Lulzim Logu, kryetar i “Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë, përformoi Grupi Letrar dhe Artistik i këtij klubi, me pjesmarrjen e veçantë të dy këngëtareve të talentuara, Enisa Bytyçi nga Malisheva dhe Klara Hasukaj nga Tropoja.

“Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë ndau për Z.Skender Buçpapaj dhe bashkëshorten e tij, poeten dhe veprimtaren Elida Buçpapaj medaljen më të lartë të tij”Nderi i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve” Tropojë, të cilat u pranuan nga vëllai i poetit, Hasan Buçpapaj.

Ky manifestim parapriu Mitingun jubilar, të 55-tin me rradhë të Poezisë në Gjakovë, organizuar nga Klubi Letrar “Gjon Nikoll Kazazi” me 10 Maj 2019.

Tashmë të dy klubet janë në vitin e 14-të të bashkëpunimit midis tyre, duke besuar në misionin integrues të kulturës dhe duke sjellë një praktikë pozitive të bashkëpunimit frytëdhënës dhe jetëgjatë mes dy asosacioneve letrare dhe kulturore.

TROPOJË, 11/05/2019

Please follow and like us: