Mungojnë më pak se dy nga zgjedhjet për në Parlamentin Europian, kur pothuajse 427 miliona qytetarë evropianë do të shkojnë në votime.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, institucioni i vetëm e BE i zgjedhur drejtpërsëdrejti nga qytetarët, do të fillojë më 23 maj, me votimet në Holandë dhe Britaninë e Madhe, meqenëse pjesëmarrja e Londrës në zgjedhje, siç deklaroi zëvendëskryeministri britanik David Lidington, është e pashmangshme.

Votimi do të vazhdojë në datën 25 në Republikën Çeke, Letoni, Maltë dhe Sllovaki, ndërsa vendet e mbetura të BE-së, përfshirë Italinë, do të votojnë më 26 maj. /atsh

Janë gjithsej 751 vende eurodeputetësh.

Mandati aktual i Parlamentit Europian do të përfundojë në muajin korrik.

Në sesionin e parë plenar, eurodeputetët do të duhet të zgjedhin presidentin e Parlamentit Europian, 14 zëvendëspresidentë si dhe përbërjen e komisioneve, ndërsa në mes të korrikut dhe tetorit do të votohet kandidat i propozuar për presidentin e Komisionit të BE-së. /ATSH