Në prag të ndeshjes së fundit të sezonit, Borussia Dortmund ka prezantuar fanellën e re për sezonin 2019/20.

Fanella është komplet e verdhë dhe ka nga një shirit të zi në mëngë si dhe një shirit të bukur në pjesën e shpatullave.

Në pjesën e prapme do të ketë një ndryshim në krahasim me fanellën e këtij sezoni.

Sipër numrit do të shkruhet Dortmund, ndërsa emri i lojtarit do të shkruhet poshtë numrit.

Fanella e re ka dalë në shitje për 119,99 euro. Ndërsa versioni për femra kushton 79,99 euro.