Real Madrid vijon ndeshjet e fundit për këtë sezon në La Liga, teksa viti u mbyll pa asnjë trofe dhe përgatitjet për sezonin 2019-20 kanë filluar.

Si gjithmonë, “Footy Headlines” ka zbuluar fanellën e parë që do të veshë Real Madridi në ndeshjet brenda në “Santiago Bernabeu”. Do të jetë e bardhë si përherë, mirëpo dallohen se janë kthyer vijat dhe ngjyra e artë, ashtu si në sezonin 2011-12.

Fansat kanë reaguar në mënyrë pozitive, duke deklaruar në rrjete sociale se iu pëlqen fanella e re dhe prej majit do të kenë mundësi ta blejnë në dyqanet zyrtare të klubit spanjoll.

*Fanella e parë e sezonit 2019-2020

Ndër të tjera është zbuluar edhe fanella e tretë që skuadra madrilene do të veshë në ndonjë ndeshje në transfertë. Do të jetë një fanellë e kaltër, me vija të kombinuara në të zezë dhe në të bardhë.