Samsung ka prezantuar televizorin e ri i cili mund të përdoret si një telefon celular duke e bërë pajisjen funksionale horizontalisht dhe vertikalisht. 

Samsung Sero quhet televizori i cili është i aftë të rrotullohet vertikalisht për të imituar ndryshimin e orientimit të përmbajtjes në telefonat celularë.

Samsung shpreson se funksioni do të inkurajojë shikuesit, veçanërisht ata që i përkasin një brezi më të vjetër, të përdorin median sociale në pajisjen e re të kompanisë. Kompania thotë se dizajni, i cili mund të kalojë nga modaliteti horizontal në atë vertikal duke shtypur vetëm një buton, synon të përfitojë nga numri në rritje i përdoruesve që angazhohen në shikimin më të përkushtuar dhe afatgjatë në pajisjet e tyre celulare.

Televizori 43-inç, i cili qëndron në krye të një mbajtëseje ngjyrë blu, është gjithashtu i gatshëm për komandim me zë, me një mikrofon të ndërtuar që kontrollohet nga asistenti i zërit Samsung, Bixby. Sipas një njoftimi për shtyp, kompania do të lëshojë televizorin në tregun e Koresë së Jugut për një çmim fillestar prej rreth 1,600 dollarë.

Sero i Samsung do të shtojë atë që kompania po e quan një valë të re të televizorëve që ofrojnë dizajn të ndryshëm në produktet konvencionale. TV është vetëm 2 inç i trashë dhe vjen me opsione të ndryshme të kornizave në ngjyrë druri si dhe ngjyra të forta. Me modalitetin e Artit, TV mund të përdoret gjithashtu për të shfaqur vepra arti me definicion të lartë kur nuk është në përdorim.

Për të hyrë në katalogun Samsung të 800 fotografive, klientët do të duhet të paguajnë 4,99 dollarë shtesë në muaj. Korniza u shit fillimisht në 2017, por një lëshim i ri do të shfaqë një ekran QLED të aftë për të rritur cilësinë e figurës edhe 4K.