Pavarësisht gojëdhënave të shumta, që flasin për rëndim të stomakut apo probleme me tretjen, të konsumosh makarona në vaktin e darkës nuk është e dëmshme.

Një studim i fundit mbi efektet e makaronave, nxjerr në pah një tjetër të vërtetë.

Madje sipas studimit, nëse makaronat konsumohen në orët e fundit të ditës në ato raste kur vuajmë nga pagjumësia apo jemi të stresuar, përmirësion ndjeshëm gjendjen tonë, falë përbërësve si triptofani dhe vitaminat e grupit B.