Ballina Shëndet Obeziteti: Studimi i 2.8 milionë personave tregon rritje të sëmundjeve dhe rreziqet...

Obeziteti: Studimi i 2.8 milionë personave tregon rritje të sëmundjeve dhe rreziqet e vdekjes

Një studim i madh ka theksuar shkallën e problemit të obezitetit në Britani të Madhe, me një rrezik të konsiderueshëm të vdekjes dhe sëmundjeve të lidhura me shtimin e peshës.

Njerëzit me një indeks të masës së trupit (BMI) prej 30-35 , kishin rrezik 70% më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës krahasuar me ata që kanë peshë të shëndetshme (18.5-25 BMI).

Studimi i 2.8 milion të rriturve tregoi se edhe ata që ishin pak mbipeshë kishin dy herë më shumë gjasa të merrnin diabetin e tipit 2.

Për ata me BMI prej 35-40, rreziku i diabetit të tipit 2 ishte pothuajse nëntë herë më i lartë dhe 12 herë më i lartë për apnea e gjumit.

Njerëzit me obezitet të rëndë (BMI 40-45) kishin 12 herë më shumë gjasa të zhvillonin diabetin e Tipit 2 dhe kishin rrezik për 22 herë më të madh  për apnea të gjumit.

Njerëzit me BMI prej 40-45 kishin trefishin e rrezikut të dështimit të zemrës, presionit të lartë të gjakut dhe dislipidemisë (nivele jonormale të kolesterolit dhe yndyrave të tjera në gjak).

BMI 40-45 gjithashtu lidhet me një rrezik 50% më të lartë të vdekjes së parakohshme nga çdo shkak.