Anglezët përdorin termin “deadline” për të treguar një afat. Ky term përbëhet nga fjala “dead” – vdekje dhe “line” – linjë – i cili i korrespondon në mënyrë të përkryer asaj që mund të përfaqësojë një datë dorëzimi për shumë njerëz.

Në fakt, nëse në një anë janë profesionistët që përballë një afati, përmirësojnë produktivitetin dhe nxiten të punojnë nën stres, nga ana tjetër, shumë njerëz i shohin datat e dorëzimit si armiq me të cilët duhet të përballen dhe si burim stresi i vazhdueshëm.

Kjo konfirmohet edhe nga një sondazh i CareerCast, një ndër faqet më të vizituara nga amerikanët për kërkimin e punës – sipas të cilit 38% e të intervistuarve thanë se ‘deadline’ është një burim i madh stresi. Aq shumë sa i përcaktuan afatet si shkaktari kryesor i mbingarkesës dhe tensionit në punë.

Ndër profesionet e ndryshme, ata që punojnë në sektorin industrial janë më të “përndjekur” nga afatet, pasi duhet të punojnë intensivisht për të respektuar afatin e dorëzimit të rënë dakord me klientët.
Për pasojë, janë gjithnjë e më të shpeshta rastet e mbingarkesës (stres që shkakton një stërmundim të madh psikofizik dhe emocional) dhe workaholism, ku profesionistët bëhen gjithnjë e më të varur nga detyrat që lidhen me punën, aq sa largohen nga jeta sociale dhe familjare.

CareerCast analizoi 52 profesione të ndryshme për të zbuluar se cilat prej tyre përballen më pak me “Deadline”.
Punë të tilla janë ato në të cilat profesionistët përballen drejtpërdrejt me klientin (apo pacientin), duke planifikuar në mënyrë të pavarur takimet. Kjo është arsyeja se pse në renditjen e këtyre punëve shfaqen mjaft profesione në sektorin shëndetësor, mes të cilëve fizioterapistët, logopedët, kiropraktikuesit.

Më poshtë është lista e dhjetë profesioneve që nuk përballen me “deadline”

Audiolog

Inxhinier biomedikal

Kiropraktikues

Nënpunës i kontrollit mjedisor

Dietolog

Punonjësi në bibliotekë

Masazhator

Terapisti i profesionit

Fizioterapist

Logoped

 

Burimi: Forbes