Për herë të parë në Youtube, një video merr më shumë se 10 milionë klikime në vetëm dy orë. Këngëtarja e njohur Taylor Swift para dy ditësh publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Me!” që rezultoi një sukses i madh.

Aktualisht kënga numëron më shumë se 65 milionë klikime, por hyri në histori që në orët e para të publikimit.

Fabula e këngës është në lidhje me partnerin e këngëtares, i cili “nuk do të gjejë tjetër si ajo”.

“Është një këngë për përqafimin e individualitetit dhe zotërimin e saj”, tha ylli.