Leipzig ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Gjermanisë për herë të parë në historinë e klubit.

Skuadra e Red Bull-it ka fituar 3-1 në gjysmëfinalen e luajtur në fushën e Hamburg-ut, që aktualisht luan në Bundesliga 2.

Poulsen (12′), Janjicic (53′, autogol) dhe Forsberg (72′) kanë shënuar për miqtë, ndërsa goli i vetëm i vendasve është realizuar nga Jatta (24′).

Ka qenë një kthim i hidhur për Hamburg-un, që nuk luante një gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë që nga 22 prilli i 2009-ës, 27 ditë para se Leipzig të themelohej.

Leipzig do të ndeshet në finale me fituesen e takimit Werder Bremen-Bayern Munich, që do të luhet të mërkurën në mbrëmje.