Sipas një studimi, nuhatjet e aromave të këndshme si çokollata apo vanilja mund të ndihmojnë në uljen e dëshirës për të tymosur cigare.
Studiuesit kërkuan nga duhanpirësit të vlerësonin dëshirën e tyre për të ndezur një cigare në një shkallë prej një deri në 100, ndërkohë që ishin të ekspozuar ndaj një sërë aromash.
Atyre iu kërkua të mos tymosin duhan për tetë orë përpara eksperimentit dhe iu tha të sillnin një pako cigaresh të preferuar dhe një çakmak me ta.
Kur ata mbërritën, duhanpirësit vlerësuan një numër të aromave të ndryshme që përgjithësisht konsiderohen të këndshme. Këto përfshinin çokollatë, mollë, karamele, limon dhe vanilje.
Ata që ndienin diçka të këndshme, të tilla si karamele, panë që dëshirat e tyre ranë më së shumti – ndoshta sepse këto aroma janë të lidhura me kujtimet.
Ekipi nga Universiteti i Pitsburgut shpresojn se gjetjet e tyre tani mund të jenë pjesë e mënyrave më efektive për ta lënë duhanpirjen.
“Përdorimi i aromave të këndshme për të penguar rutinat e duhanit do të ofronte një metodë të veçantë dhe të re për reduktimin e dëshirës për duhanpirje dhe rezultatet tona janë premtuese” tha Dr. Michael Sayette, autor i studimit.
Ky hulumtim përfshinte 232 duhanpirës, të moshës 18 deri në 55 vjeç, të cilët nuk po përpiqeshin të linin duhanin në atë kohë dhe nuk po merrnin nikotinë në ndonjë mënyrë tjetër.