1. Halil AHMETI – ZëvendësDrejtor i Gazetës së Alpeve “Tropoja” për Kosovën, do të mbajë Fjalën e Rastit (Përshendetëse) në Takimin e Gjakovës, më 26 prill 2019, ora 11.00 në Bibliotekën “Ibrahim Rugova”, në Veprimtarinë: “Promovimi dhe Akademia e Çmimeve” të Gazetës së Alpeve “Tropoja”.
  2. Halil AHMETI–Gjakovë është piktor, mësues në Gjimnazin “Hajdar Dushi” në Gjakovë; publicist, veteran i Luftës së fundit të Kosovës, kryetar i Shoqatës “Drini”, Gjakovë-Shkodër (për Koridorin Adriatik-Alpe); ish-deputet në Kuvendin e Kosovës, i nderuar me Cmimin “Hasan Prishtina”, etj.

Njëherash, z. Halil AHMETI, është kryeorganizatori për Takimin e Gjakovës, së bashku me znj. Migena Arllati – ZëvendësKryeredaktore e Gazetës për Kosovën, z. Shkëlzen Rexha – fotoreporter i Gazetës për Kosovën, e të tjerë.

Ju shprehim falënderime dhe Komunës së Gjakovës (drejtuesve të saj e Drejtorisë së Kulturës) dhe Bibliotekës Rajonale “Ibrahim Rugova” në Gjakovë (drejtorit të saj Engjell Berisha) për ndihmën e tyre në organzimin e kësaj veprimtarie, në krijimin e kushteve e mundësive për realizimin sa ma të mirë të saj.

GAZETA e ALPEVE “TROPOJA”