Përbërësit:

gjoks pule 50 gr

arra 50 gr

vaj ulliri

sallatë 100 gr (marule)

kripë dhe piper

karrota

kastraveca

 

Përgatitja:

Zieni gjoksin e pulës. Lani sallatën, shtoni karrotat e prera dhe kastravecat. Pasi është zier gjoksi i pulës, e prisni atë në copa të mëdha dhe e sistemoni mbi sallatë, ndërkohë në një enë tjetër grini arrat, shtoni lëng limoni, vaj, kripë dhe piper. Pasi e keni përzierë mirë, hidheni  mbi sallatën dhe shërbeheni.