Dita e punës me 12 orë? “Është bekim”, – thotë miliarderi Jack Ma, themeluesi i gjigantit kinez të e-commerce Alibaba.

Nga account-i i tij në WeChat, Ma ka mbrojtur të ashtuquajturin “sistemi 996”: orari i punës nga ora 9:00 deri në orën 21:00, për një javë me 6 ditë pune. Pa këtë sistem, ka shkruar javën e kaluar Jack Ma, ekonomia kineze do të kishte “humbur me shumë gjasa vitalitetin dhe nxitjen”.

Ai theksoi më tej se nuk i pëlqen personat që janë të interesuar vetëm te tetë orët e përditshme “tipike”. Deklarata vjen pas debatit të hapur kohët e fundit nga një artikull i fundit që mbështeste idenë që “formula 996” do të dilte kundër ligjit në Kinë.

Ma, i cili vitin e kaluar dha dorëheqjen si president ekzekutiv i Alibaba, iu drejtua gjeneratave të reja të punonjësve: “Nëse nuk punoni kur jeni të rinj, kur duhet ta bëni këtë?”. Më lini t’ju pyes: “Nëse nuk shpenzoni më shumë energji se të tjerët, si mund ta arrini suksesin që dëshironi?”

Pavarësisht se shumë vende po adoptojnë strategji më të kujdesshme ndaj balancës jetë profesionale – jetë personale, deklarata e Ma është mbështetur nga një tjetër sipërmarrës i botës së teknologjisë, si dhe mik i Ma, Richard Liu, i cili drejton gjigantin e shopping online në Kinë, JD.com. Sipas Liu, vitet e rritjes ekonomike të Kinës kanë rritur numrin e “dembelëve”.

“Në 4 – 5 vitet e fundit, JD nuk ka pushuar asnjë person nga puna, pra numri i punonjësve është rritur në mënyrë të shpejtë, po ashtu edhe numri i personave që bëjnë blerje online, ndërsa numri i atyre që punojnë në mënyrë efektive është reduktuar”.

Burimi: Forbes