Një studim nga siguruesi shëndetësor Vitality ka gjetur se më shumë se 40% e të punësuarve thanë se puna e tyre ishte duke u prekur nga problemet shëndetësore.

Kjo shifër ka pësuar rritje me një të tretën gjatë pesë vjetve të fundit.

Studimi tregon se njerëzit po i lënë mënjanë problemet mendore dhe fizike të shëndetit për të marrë pjesë në punë.

Gjithashtu në raportin vjetor të raportit të Shëndetit dhe Mirëqenies në Punë, Instituti Chartered i Personelit dhe Zhvillimit (CIPD) zbuloi dëshmi të trendeve jo të shëndetshme në punë.

CIPD tha se më shumë se katër të pestat (83%) e të anketuarve të saj kishin vërejtur “presenteism” në organizatën e tyre dhe një e katërta (25%) thanë se problemi ishte më keq krahasuar me vitin e kaluar.