“Kosova e kёrcёnuar nga gjarpri i shtёpisё”, është libri më i ri i dr. Islam Lauka, i cili do promovohet më 19 prill në Bibliotekën kombëtare në Prishtinë.
Diplomati i karierës, ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, nёpёrmjet kёtij libri, është pёrpjekur qё tё argumentoi paqёndrueshmёrinё teorike tё tezёs sё “shkёmbimit tё territoreve”, midis Kosovёs dhe Serbisё, si dhe kёrcёnimin real qё ajo paraqet pёr interesat kombёtare e shtetёrore.