Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut hodhi poshtë të enjten një ligj 65-vjeçar i cili ndalonte abortin.
Në vendimin historik të gjykatës më të lartë të vendit thuhej se ndalimi ishte jokushtetues dhe se kufizonte të drejtën e gruas për të vendosur për veten e saj.
Vendimi i së enjtes ishte përgjigje ndaj një ankimi të paraqitur nga një mjek i cili kishte kryer rreth 70 aborte të paautorizuara.
Ndalimi pritet të shfuqizohet automatikisht më 1 janar të vitit 2021, përveç rastit nëse ligjvënësit hartojnë një ligj për ta hequr gradualisht kufizimin.
Ligji që ndalonte abortet në Korenë e Jugut ishte një nga më të rreptët në botën e zhvilluar. Një grua e cila abortonte mund të përballej me deri në një vit burg, ndërsa një mjeku që kryente një të tillë, rrezikonte deri në dy vjet heqje lirie.