Mbrojtësi i Ajaxit ka lavdëruar kundërshtarin e tij Cristiano Ronaldo.

Ajaxi dhe Juventusi u ndanë në barazim 1-1 në ndeshjen e mbrëmshme të luajtur në Amsterdam.

Sipas mbrojtësit dhe kapitenit të Ajaxit, Mathijs De Ligt, Ronaldo është një grabitqar para portës, pasi i shfrytëzon në maksimum rastet që i jepen.

“Përveç talentit, Ronaldo mbetet një grabitqar brenda zonës. Ai sheh mundësinë dhe shfrytëzon hapësirat e vogla, duke të ndëshkuar në mënyrë të pabesueshme”.

“Ronaldo mund të futet në mes të dy lojtarëve dhe të shënojë gola”.

“Ne e dimë se nuk mund të lëmë hapësira kundër një kundërshtari si Juventusi, pasi ata janë të përgatitur për të shënuar në këtë mënyrë”, theksoi De Ligt.

Ajaxi pasi kishte eliminuar kampionët e Evropës, Real Madridin në 1/8 e finales kërkon të bëjë një tjetër mrekulli, kur javën tjetër udhëton drejt Torinos.