Anija hapësinore e financuar nga Izraeli në kuadër të misionit të parë privat eksplorues, do të përpiqet të bëjë histori nesër duke prekur sipërfaqen e hënës.

Është mjeti ajror i parë privat që bën këtë udhëtim, dhe e kaloi testin e tij më të rëndësishëm javën e kaluar kur ai ra në orbitë hënore. Pasi udhëtoi mbi 5.5 milionë kilometra rreth Tokës dhe u afrua gjithnjë e më shumë me hënën, anija kozmike përfundimisht u fut në orbitë eliptike të hënës më 4 prill.

Përpjekja historike e vendosur të ndodhë rreth orës 4 të pasdites të enjten do të transmetohet drejtpërdrejt nga Shërbimet e Transmetimit Global të Kontaktit. Landeri ose anija kozmike, e quajtur ‘Beresheet’, hebraisht ‘Zanafillë’ ose ‘Në Fillim’, është ndër anijet kozmike më të vogla në histori që kanë hyrë në orbitën e hënës. Ndryshe nga raketat gjigante dhe të fuqishme të NASA-s që hidhen direkt në drejtim të hënës, mjeti ajror modest me katër këmbë, sa madhësia e një makine larëse, ka hyrë në një rrugë të rrezikshme dhe të rrethuar.

Misioni prej 100 milionë dollarësh nuk mund të përballonte raketën e vet, kështu që Beresheet arriti të realizonte një udhëtim në raketën SpaceX Falcon, nisur nga Florida në shkurt. Në total, anija kozmike do të kalojë 6.5 milionë kilometra, në mesin e distancave më të gjata që kanë udhëtuar për në hënë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Beresheet do të vendoset në një terrenin e një lave të ngurtësuar, të njohur si Deti i Qetësisë. Do të kalojë disa ditë në sipërfaqen e hënës, duke matur fushën magnetike në vendin e uljes dhe do të dërgojë të dhënat dhe fotot.

Një mision i suksesshëm do ta bënte Izraelin vendin e katërt i cili realizon një ulje të suksesshme në sipërfaqen e hënës, pas Rusisë, SHBA dhe Kinës. SpaceIL shpreson se veprimi i saj do të frymëzojë gjeneratën e ardhshme të izraelitëve për të studiuar shkencën dhe inxhinierinë.