Gjeorgjia ka një traditë antike të verës dhe dëshiron të jetë shteti i parë i cili do mund të prodhojë verë në Mars, dhe për këtë ka kërkuar suportin e NASA-s.

Vendi pretendon të jetë shteti i parë që bën verë në hapësirë dhe shpreson të vazhdojë këtë traditë ndërkohë që njerëzimi shpreson të kolonizojë planete të tjerë. Nikoloz Doborjginidze bashkë-themeloi një projekt për të zhvilluar varietetet e rrushit që mund të rriten në Mars dhe shpreson të punojë me NASA-n në këtë projekt ambicioz.

‘Gjeorgjianët ishin prodhuesit e parë të verës në Tokë dhe tani shpresojmë të jemi pionier të vreshtarisë në planetin fqinj,’ tha ai. Pasi NASA bëri thirrje publikut për të kontribuar me idetë për një ‘prani të qëndrueshme njerëzore’ në Planetin e Kuq, një grup hulumtuesish dhe sipërmarrësish gjeorgjianë u mblodhën për të nxitur prodhimin e verës së vendit në një nivel ndërplanetar.

Ndërkohë që mund të duket si çështje e trillimit shkencor, ideja e njerëzve që shijojnë verën në planetin e katërt në distancë nga Dielli po i afrohet realitetit. NASA shpreson të nisë një mision të drejtuar në Mars brenda 25 vjetëve, ndërsa kompania SpaceX e miliarder Elon Musk ka vendosur një objektiv të tejkalimit të NASA-s me vetëm një dekadë. Një nga shkencëtarët që punojnë në këtë projekt, astrobiologu Marika Tarasashvili, po zhvillon baktere që mund ta kthejnë tokën e Marsit në tokë pjellore.

Ideja është që bakteret të transformojnë sipërfaqen e pajetë të Marsit në tokë pjellore, në të cilën kolonistët e ardhshëm do të jenë në gjendje të kultivojnë bimë, u shpreh një prej studiuesve. Studiuesit gjithashtu po testojnë lëkurat e 525 llojeve të rrushit indigjene të Gjeorgjisë për të vendosur të cilat janë më rezistente ndaj niveleve të larta të rrezatimit ultravjollcë që godasin sipërfaqen e Marsit.

Hapi i ardhshëm do të jetë testimi i varieteteve të rrushit të Gjeorgjisë në një mjedis të simuluar të Marsit në një laborator tashmë në ndërtim e sipër. Bimët do t’i nënshtrohen temperaturave nën zero, niveleve të larta të rrezatimit dhe monoksidit të karbonit si dhe presionit të lartë të ajrit.