Schalke u mund 2-1 nga Eintracht Frankfurt në fushën e vet, duke vijuar të jetë në vend të 14-të, 5 pikë larg zonës së ftohtë, ndërsa skuadra mike mban vendin e katërt me 6 fitore radhazi.

Ndeshja në fakt u mbyll në barazim 1-1 pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kryesor, Sascha Stegemann, i cili më pas shkoi të shikojë në ekranet e VAR një rast të dyshimtë që ndodhi në minutën e katërt shtesë.

Edhe pse e kishte mbyllur ndeshjen, ai i ktheu lojtarët në fushë duke akorduar penallti për Frankfurt, ku Luka Jovic e ktheu në gol dhe i dha tre pikët skuadrës së tij.