Të dashur miq,

kam nderin dhe kënaqësinë t’ju ftoj në përurimin e dy vëllimeve të reja me poezi “Fragmente të një zemre të dalldisur…!” dhe “Vragë malli”, të cilat dolën nga botimi në janar të këtij viti.

Nëse me 13 prill 2019 jeni në Tiranë, atëherë mos e lëshoni këtë rast të takohemi, të argëtohemi me poezi, muzikë dhe të ngremë një dolli bashkë.

Ndërsa, me 14 prill takohemi tek Muzeu ABC në Korçë.

Falënderoj miqtë dhe lexuesit, të cilët gjithmonë me përkrahjen e tyre kanë shtyer përpara krijimtarinë time, frymëzimin dhe artin tim.

U jam mirënjohës njerëzve të çmuar si Helena Halilaj (organizatore dhe moderatore), Migena Arllati (referuese), Hasan Qyqalla (referues), Demir Reshiti (referues), Arjan Kallco (organizator për përurimin në Korçë) dhe shumë të tjerëve, që mbështesin këtë përurim në Tiranë e Korçë.

Më shumë informata merrni nga ftesa më sipër.
Ndjehuni të lirë ta shpërndani këtë njoftim tek miqtë tuaj dhe të interesuarit e tjerë, të cilët gjithashtu janë shumë të mirëseardhur.

BONUS:

Këto dy përurime do të pasurohen me përurimin e dy veprave më të reja të mikes dhe poetes Sadije Aliti, e cila vjen enkas nga Tetova.

Përurimi në Tiranë organizohet më mbështetjen e Ambasadës Austriake në Tiranë. Me plot respekt, shprehi mirënjohjen dhe falënderimin për këtë përkrahje të çmuar!

Mirë se shihemi me 13 prill, nga ora 13:00 në Tiranë
dhe më 14 prill, nga ora 17:00 në Korçë!

Përzemërsisht,
i Juaji
Besim Xhelili