Zeqir Lushaj, me babain Sadik Selmani duke dredhur cigare në Gri-Tropojë (1976)

Sot, aaa…  jam çitizen,

(Garip me pasaportë),   *

Sot, jam + (plus),

+(plus), një amerikan,

Amerikan…, Fiks.

Me gojë e shkrim u betova,

Për Kushtetutën e U.S.                                                   

Pa kalkulime algjebrike,

Pa ndonjë…“X” (iks).

Puna ma deshti këtë punë,

Për mirë firmosa, -miku im,

Betimin, duhet që të mbaj,

Çdo shkelje, jo-veç fajsim.

…!

Tjetërkushi më duket vetja,

(Jetim, adaptuar tek të tjerët!),

“Shkoi shyta me nxjerr brinat,

Por thonë se: -i la edhe veshët” .   **

Dy shtetësia = dyzim,

Kur nuk vlejta Unë i tëri,

Po gjysma ime, vallë,

Vallë kujt në punë i hyn?

./.

  *Shprehje kuksiane. (Një djal që mbahej “garip”, për koinçidencë  e kishte edhe  emrin Garip. Ndaj i thirrshin: -Garip me pasaportë).

  **Shprehje e vjetër, për ata që, duke kërkuar më shumë, shpesh, e hupin edhe atë që e kan.

                                    ./.

Nxjerrë nga libri  i autorit Z. LUSHAJ: “Si n’kurbet bre vëlla!”)