Sot u shënua Ora e Tokës, një eveniment që kremtohet në mbarë botën.
Ora e Tokës, që është një organizim i Fondit Botëror për Natyrën (WWF), ftoi të gjithë njerëzit që sonte në mbrëmje në 20:30 me orën lokale secili të fikte dritat dhe pajisjet elektrike.
Ora e Tokës pati pikënisjen e saj në vitin 2007 në Sidnej të Australisë. Atë kohë, dritat u fikën në 2.2 milionë shtëpi dhe biznese për një orë me qëllimin për të pasur vëmendjen globale ndaj çështjeve alarmante të mjedisit.
Dritat u fikën edhe në ndërtesat apo monumentet më të famshme në botë.