Ankthi është i trashëgueshëm, pra transmetohet nga prindërit te fëmijët. Konkluzioni i publikuar në revistën e neuroshkencës është arritur pas një studimi të gjatë të kërkuesve amerikanë të universiteteve të Wisconsin të California-s dhe Maryland mbi majmunët.

Ata kanë studiuar një grup prej 378 të rinjsh të primatëve duke identifikuar zonat e trurit që aktivizohen gjatë ankthit dhe duke faktuar se ky lloj aktiviteti është i trashëgueshëm dhe mund të transmetohet nga prindi te fëmija. Pra, temperamenti me ankth, reagimet ndaj vetëmbrojtjes dhe gjendja koshiente janë të gjitha të lidhura me paraardhësit.