Sipas të dhënave të publikuara nga The Art Newspaper, muzeu i Luvrit është muzeu me numrin më të lartë të vizitorëve në botë gjatë vitit 2018.

Gjatë atij viti numri i vizitorëve të tij u rrit me 26 për qind, duke shkuar në rreth 10.2 milionë vizitorë.

Muzeu i dytë më i famshëm pas atij të Luvrit është Muzeu Komëbtar i Kinës në Pekin.

Në vendin e tretë renditet muzeu Metropolitan në Nju Jork.

Në vend të katërt renditet muzeu i Vatikanit.

Sipas këtij raporti të publikuar nga The Art Newspaper, numri i vitirorëve në muzeun e Luvrit u rrit shumë gjatë 2018, sepse këngëtarja e famshme Beyonce dhe Jay-Z, regjistruan pikërisht në muzeun Luvër të Francës, një pjesë të videoklipit të tyre të ri, çka bëri që gjatë atyre ditëve numri në këtë muze të rritje shumë si pasojë e dyndjes nga fansat e tyre.

Një arsye tjetër e rritjes së numrit të vizitorëve ishte edhe prezantimi i një ekspozite gjigande me veprat e një prej priktorëve më të njohur francezë Ferdinand Victor Eugène Delacroix.

Në vend të pestë renditet galeria e arteve Tate Modern në Londër, me një numër prej 5.9 milionë vizitorësh. Viti 2018, ka qenë viti i parë kur Galeria e Arteve Tate Modern në Londër ia kalon muzeut Britanik po në Londër, i cili renditet në vend të gjashtë me një numër prej 5.8 milionë vizitorësh.

Në vend të shtatë renditet Galeria Kombëtare në Londër, e ndjekur nga Galeria Kombëtare e Arteve në Uashington (në vend të tetë), nga muzeu State Hermitage në Shën Petersburg në vend të nëntë dhe në vend të dhjete ndodhet muzeu Victoria & Albert në Londër.