Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna sonte ka publikuar albumin “Fortuna” dhe gjashtë këngë të reja janë publikuar në kanalin e saj në YouTube.

Krahas këngës me Yll Limanin, ajo ka publikuar edhe këngën me Armend Rexhepagiqin “Harrova”.

Armend Rexhepagiqi ka pak kohë që i ka munguar skenës muzikore, ndërsa së fundmi ka kompozuar këngën e Elvana Gjatës “Tavolina e merzisë” dhe “Tani m’ke zemër” nga Tuna.