Në Shqipëri policia njoftoi se ka arrestuar 14 persona ndërsa 7 të tjerë janë në kërkim, për aktet e dhunës që u rregjistruan gjatë protestës së djeshme të opozitës para parlamentit. Për 11 pjesmarrësë të tjerë në protestë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë. I njejti vendim ëstë marrë dhe për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, si personi që në emër të kësaj force politike kkishte kërkuar leje pranë policisë.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”
Policia shpjegoi se “veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Në vendngjarje policia ka mbledhur në cilësinë e provës materiale rreth 130 kapsolla të ndaluara si të rrezikshme për jetën”.
Nga ana e saj Partia Demokratike akuzoi dje policinë se përshkallëzoi dhunën e paprovokuar ndaj protestuesve me të vetmin qëllim, për t’i shpërndarë, për t’i trembur, për t’i larguar nga rruga e protestës, por përgjigjen e mori nga populli.
Protesta e opozitës nisi para godinës së qeverisë dhe pasoi me dy marshime rreth e qark zonës, duke simbolizuar rrethimin e saj. Më pas nën drejtimin e udhëheqësve të opozitës, protesta u spostua para parlamentit. Gjithshka po vijonte po qetësisht, kur një grup protestuesish u konfrontuan me policinë, duke tentuar të çajnë reshtimin e tyre para hyrjes qëndrore. Reagimi ishte i menjëhershëm me gaz lotsjellës. Në vijë të parë dolën forcat speciale. Për më shumë se një orë, situate mbeti e tensionuar. Nga protestuesit u lëshuan gurë dhe sende të forta. Çdo përpjekje për t’ju afruar parlamentit u spraps me lëshimin e gazit, ndërsa në pjesën anësore të parlamentit u vunë në përdorim dhe pompat e ujit.
Gjatë protestës 3 punonjës të policisë mbetën të lënduar, ndërsa disa qytetarë ju drejtuan ndihmës mjekësore për shkak të efeketve të gazit lotsjellës.