Në Tiranë dje opozita në protestë për ndaljen e qeverisjes së krimit. Në Beograd opozita mbrëmë kishin pushtuar për pak kohë RTS zëdhënësen e regjimit autoritar të Vuqiqit. Edhe në shumë shtete protestohet për cështje edhe edhe më të thjeshta. Në Kosovë kemi një regjim të një partie me 10 deputet që kanë kapur shtetin , duke shpërdorur buxhetin, duke punësuar në Qeveri, Ptk e gjithandej , duke filluar nga djemtë e tezes ,te fëmijët, gjyshërit edhe atë pa u skuqur aspak. Një parti me 4 a 5 deputet si Nisma i mësuar nga praktikat e PDK -së po zhvatin çdokund dhe çdo gje ku janë në pushtet.
Kurse baba i kësaj katrahure PDK ka 11 vjet që po vazhdon , sa që këtë nuk ka nevojë ta përshkruajmë më shumë vetëm si mafi politike. Ka president që qet 1/3 e tokës së Kosovës në pazar ,vetëm të shpetoi nga gjykata. Por çka po ndodh me ne opozitarët ,që krerët e partive opozitare LDK e VV heshtim apo vetëm reagojmë me statuse e debate koti në kuvend që keta mafiozët në pushtet i shohin si argëtim. VV per 2 vite sa ishte Isa Mustafa, syte deshti tia nxjerrë, e gjuajti në rrugë e shtëpi, kalli kuvendin, e rrugë e institucione e tash me qetësinë intelektuale po u mbajnë zhagun e rehatisë së pushtetarëve zhvatës. LDK nuk do të protestoj, sepse ka protestu kur ka qenë koha e Serbisë , tash do ti ruaj institucionet, duke ua mbajtur institucionet si një Lopë për ta mjelur edhe më tutje banda e komandantëve profiter deri në ngordhje. Të nderuar qytetarë ,ju keni mbetur të hutuar, të zhgënjyer, po ikni çdo ditë ashtu edhe pushteti ju do pa shpresë dhe sa më pak në Kosovë që mos tua prishni rehatinë e para të qoni në Kosovë që tua mbushni buxhetin për ta shpërdorur.
Ju qytetarë jeni të zhgënjyer me pushtetin mafioz dhe aq edhe me ne opozitën e fjetur ,si LDK e VV, që janë te frikësuar për të vepruar, e shkapërderdhur, e mos të flasim për ata si PSD etj që ua kanë vjedhur besimin për ta quar në kazanin e mafisë politike. Ky vend prandaj ka humbur shpresën , ka humbur rrugën në oborr, jo vetëm nga veprimi i zhvatësve sa edhe nga mosveprimi i joni si opozitë dhe qytetarisë aktive të munguar. Këta jo që nuk ndalen me fjalë e postime por edhe i përqeshin duke mos e prish as tymin në zhbërjen e këtij shteti duke na shëndrruar të gjithëve në skllevër të familjeve tyre politike. Koha ishte dje për veprime të guximshme politike për të ndryshim, sot veq jemi vonë.