Përbërësit për rreth 35 biskota:

240gr miell 00
240gr gjalp të ftohtë
100gr sheqer pluhur
60gr kakao pluhur pa sheqer
1 bustinë vanilje
pak kripë
çokollatë të bardhë për zbukurim

Përgatitja:

Në një mikser elektrik vendosim miellin, sheqerin pluhur, gjalpin e ftohtë të prerë në copa të vogla, pak kripë dhe kakaon. I përziejmë të gjitha derisa masa të homogjenizohet dhe gjalpi te jetë reduktuar në grimca shumë të imta. Shtojmë edhe vaniljen dhe vazhdojmë përzierjen edhe për disa sekonda.

E hedhim përbërjen e përftuar në një tas të madh ose në tavolinën e punës dhe punojmë me dorë derisa të formojmë një brum të njëtrajtshëm. Hapim me ndihmën e një okllaie në tavolinën e lyer me miell një petë me trashësi rreth 2cm nga e cila nxjerrim biskota me anë të formave të posacme apo me ndihmën e një maje thike.

I pjekim biskotat të renditura në tavë të shtruar me letër furre në furrë të parangrohur në 150°C për 20-25 minuta, apo derisa të mos rezultojnë të buta në sipërfaqe.
Ndërkohë, shkrijmë çokollatën e bardhë në banjomari ose në zjarr shumë të ulët duke e përzierë shpesh.

Në momentin që biskotat janë të ftohta, i zbukurojmë me çokollatën e bardhë të shkrirë të vendosur në një xhep pastiçerie ose me ndihmën e një luge. I lëmë për rreth 2 orë derisa çokollata të ngrijë sërish dhe i ruajmë në një enë hermetike për më shumë se 3 ditë.