Një tabletë e cila lufton gripin mund të jetë më afër se sa pritej.

Kjo pasi shkencëtarët kanë zbuluar se po zhvillojnë një ilaç që imiton sistemin imunitar.

Ilaçi mund të jetë një tendencë premtuese për një kurë, sepse mund të punojë kundër llojeve të ndryshme të viruseve dhe është i lirë për t’u bërë, thonë ekspertët.

Ai funksionon duke iu ngjitur virusit të gripit me qëllim që të ndalojë atë  të sulmojë qelizat e trupit dhe të shkaktojë sëmundjen.