Jonida Maliqi me këngën ‘Ktheju Tokës’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Këngës ‘Eurovision’.

Këngëtarja e njohur, ka filluar përgatitjet për kompeticionin e njohur ndërsa ka realizuar edhe videoklipin e këngës.

“Sot premiera e videoklipit zyrtar të ‘Ktheju Tokës në RTSH, uroj t’ju pëlqej’ ka shkruar Jonida.

Kujtojmë që festivali ‘Eurovison’ do të mbahet prej 14 deri me 18 maj në Tel Aviv të Izraelit.