-Mëllenjës i pëlqejne shumë frutat e xhixhibanozit. Mbasi ushqehet me frutin e preferuar të kësaj bime, bashkë me glasën hedh edhe farën nga e cila mbin xhixhibanozi i ri. Xhixhibanozi ne majë te gjethes është i pajisur me një gjemb, që kur e çan mëllenjën shkakton ngordhjen e saj. Mëllenja bën glasa për të zezë të vet. – V. Hygo (njeriu qe qesh)-
Dita kur do të vendosim me votën tonë se cilët do te jenë te besuarit për qeverisjen vendore në katër vitet qe vijnë, është sikur të jetë nesër. Gjatë gjithë kësaj periudhe pas rënies së diktaturës kemi bërë stërvitje të mjaftueshme lidhur me të drejtën tonë për të votuar, pasi kemi votuar rreth 14 raunde votimesh për të dy nivelet e pushtetit. Pra normalisht duhet te kemi eksperiencën e duhur ne këtë aspekt tepër te rëndesishëm për përparim e zhvillim të shoqërise shqiptare.
Por realiteti i deritanishëm dëshmon se vetem një ditë mbas shpalljes së rezultatit te votimit, kemi shperthyer ne kritika, akuza e sharje deri me liber shpie, për ata që vetë kemi votuar. Ndoshta për fanatikët, kur partia se cilës i përkisnin ka qenë në humbje, justifikohet një qëndrim i tillë, pavarësisht se shumë nga radhët e tyre e kane shitur votën për dy mijë lekë. Por jo vetëm opozitarët ja kanë thënë kësaj melodie. Edhe mbeshtetesit e partisë fituese, kanë sharë me rrënjë e me degë te zgjedhurit nga pala rivale, ani se edhe familjarët e tyre e kane shitur votën për pak qindarka.
Sa për të sharë, shpifur dhe bërë kritika, mos i qofshim falë asnjë populli tjetër në kontinentin tonë. Veçse asnje here nuk jemi kujtuar se te sharat kanë rënë mbi ne, pasi vetë i kishim votuar ata që kemi sharë pasi kanë marrur detyrën. Kot nuk ka dalë thënia e urtë shkodrane : – “Kush shan, shan vedin”. Tani jemi ne momentin që duhet të mendojmë se cilët duhet te votojmë për këshilltare e kryetar bashkie. Eshtë një e vërtetë e hidhur se gjatë periudhës që kemi kaluar, shumë parlamentarë komunalë i perkisnin atij niveli qytetar, të cilët ne jetën e përditeshme i kemi parë me neveri, për shkak te figurës jo të mirë morale që i karakterizonte. Mirëpo, çuditërisht partitë politike komuniste e “antikomuniste” më së pari këta pianecë, hajdutë, injorantë me diploma të falsifikuara e të fortë te lagjes, kanë qëmtuar e listuar të parët për ti votuar.
Edhe ne pa kushte i kemi votuar ose shitur votën këtyre delengjinjeve, duke lënë pa votbesim intelektualë e individë seriozë, të promovuar si të sukseseshëm në fushën e biznesit, apo istitucioneve të shkencës dhe kulturës. Pastaj i kemi sharë…….!
Mëllenjës i pëlqejne shumë frutat e xhixhibanozit. Mbasi ushqehet me frutin e preferuar të kësaj bime, bashkë me glasën hedh edhe farën nga e cila mbin xhixhibanozi i ri. Xhixhibanozi ne majë te gjethes është i paisur me një gjemb, qe kur e çan mëllenjën shkakton ngordhjen e saj. Mëllenja bën glasa për të zezë të vet. – V. Hygo (njeriu qe qesh).
Ne analogji me këtë fragment, në shumicën e rasteve edhe ne na ka shoqëruar fati mëllenjës. Por, ndërsa e gjora mëllenjë e pësoi në kërkim të ushqimit, në e kemi pesuar per hir te partise. Eshte normale se kandidaturat e atyre qe votohen për të qeverisur, do ti caktojnë partitë, sipas rregullave statuore, por aspak normale nuk është që, ne si qytetarë te votojmë delengjiun, të paaftin, hajdutin apo kriminelin, për t’i qëndruar besnik fjalës që i kemi dhënë partisë që i perkasim, e me pas ti shajmë për keqqeverisje. Ndërsa kandidaturat që gjënden ne listën e forcës politike rivale, nuk i kemi votuar edhe në ato raste kur kandidati ka qenë i kompletuar në vlera intelektuale e qytetare, shoqërisht të njohura nga pjestarët e kumunitetit qe i përkiste.
Realiteti i ditës dëshmon se gjendemi nën efektin e dozave të larta të patologjisë së të menduarit vetëm politikisht. Vetëm i zgjedhuri nga partia që kemi për zemër ka punuar mire, edhe kur nuk ka bërë asgjë. Nuk ka vjedhur, bërë kontrabandë as korrupsion edhe kur i ka mbushur dëng thasët me para. I votuari që nuk i përket patisë tonë, asgjë nuk ka bërë edhe kur ndodhemi para faktit se ka ndërtuar rrugë me standarte, tangencialen e qytetit, kopshte fëmijësh bashkëkohorë, ndertësa istitutcionesh, sheshe e ambiente te gjelbërta me stola për qytetarët, ujësjellës, trotauruare, qendër qyteti, shkolla, rezervuare vaditës e rrjet shpërndarje uji me tuba çeliku, higjene, gjelbërim, trotuare etj, etj. Ndërkohë kemi votuar individë që në jetën e tyre nuk janë provuar në asnjë fushe biznesi, veprimtari ekonomike, detyrë sado te thjeshte, madje as kujdestarë klasë kur ishin nxënës nuk kanë qenë kurrë. Veçse për të folur u duhet lënë atyre. Oratore, të dashur me qytetarët sidomos gjatë fushatës. Të stuhishëm në premtime si ata. Veçse mbas mbarimit të mandatit asnjë vepër urbane apo rezultat që mbahet ne kujtese si progres, nuk mban autorësinë e tyre si qeveritare.
Kjo psikologji ka qenë mjegulla ku politika e kontrabandës, korrupsionit dhe krimit është kultivuar për mrekulli në ugarin e përgatitur nga vetë ne si qytetarë, gjatë këtyre 29 viteve te kaluara. Që të nisë ndryshim për mirë mendoj se pikësepari duhet te ndryshojmë mentalitetin tonë. Ne këto votime që kemi mbas dere, cilët do te votojme: – Ata që kanë dhënë prova konkrete në dobi të qytetarëve me rolet dhe detyra që kanë mbajtur më parë dhe ata që kanë shkëlqyer në biznese të ndershme, apo ata qe do… të na urdherojë partia, duke bërë glasa për të zezën tonë./Pirusti News/