Shqiptarët në ç’do kohë dijnë dhe mund të bashkohen, dijnë dhe mund të bashkëpunojnë për të mirën e përgjithshme.

Këtë të dielë, më 3 Mars, malësorët do të kenë mundësinë e artë që me vullnetin dhe bindjen e tyre të shkruajnë historinë, të vendosin për të ardhmen e tyre dhe brezave që do të vijnë, të flasin, të veprojnë e të frymojnë shqip.

Tentativave të këtij pushteti thuajse gjysmë-shekullor për asimilimin dhe shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike, do t’u vie fundi këtë fundjavë.

Tash e përgjithmonë malësorët do të vendosin vet për fatin dhe të ardhmen e komunës më të re.

Mashtrimet e vazhdueshme shumë vjeçare nga PDS-ja me aleatë, këtë herë nuk do të kenë përkrahjen e duhur nga votuesi i pastër shqiptar.

Të dashur malësorë, me 3 Mars le të mbushim Tuzin me ngjyrat më të bukura të botës, me ngjyrat Kuq e Zi.

Të gjithë së bashku; pleq e të rinjë, nxënës e studentë, gra e burra, katolikë e muslimanë… masovikisht qarkoni NUMRIN 5.

MALËSIA NA BASHKON!